Një ngjarje e rëndë ndodhi dje pasdite në zonën e Nikopolis në Selanik, ku për fat të mirë nuk pati viktima.
Një i ri qëlloi fillimisht me armë ndaj një 39-vjeçari para derës së një kazinoje duke e kërcënuar atë më pas, ndërkohë që e qëllonte me shkelma, shkruan abcnews.al.
Nuk dihet shkaku i përplasjes mes tyre, por të pranishmit kanë kapur me kamera momentin kur i riu qëllon me shkelma dhe i kërkon të gjunjëzohet 39-vjeçarit.
Policia arrestoi më pas të riun duke hetuar për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al