“E qëlloi disa herë…”/ Vrasja e 32-vjeçares nga ish bashkëshorti në SHBA, zbardhet dëshmia e vajzës

schedule10:45 - 31 Janar, 2024

schedule 10:45 - 31 Janar, 2024

Autoritetet policore kanë dhënë detaje nga ngjarja e rëndë që tronditi shtetin e Floridas në Shtetet e Bashkuara, ku 34 vjecari vrau me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij Suela Saliajn 32 vjeç dhe më pas rrëmbeu vajzën e tyre 8 vjeçare.

Krimi ka ndodhur brenda shtëpisë së Suela Saliaj në Clearwater. Sipas raporteve, fillimisht 34 vjecari kishte dhunuar dy prindërit e tij dhe iu kishte marrë celularët në mënyrë që ata të mos telefononin policinë.

Më pas Renato muhaj sulmoi bashkëshorten e tij. Policia deklaroi se jashtë apartamentit të saj pa shenja gjaku, së bashku me një thikë dhe doreza hekuri të mbuluara me gjak.

Oficerët e gjetën Suelën të pajetë në dhomën e gjumit. Ajo ndodhej në dysheme me një plagë të madhe në fyt. 34 vjecari menjëherë pas ngjarjes mori vajzën e tyre dhe tentoi të arratisej, por është arrestuar nga policia disa orë më vonë.

Alessia deklaroi për policinë se ajo ishte dëshmitare kur babai i vrau nënën, “duke e goditur shumë herë me thikë” në dhomën e gjumit.

“Vajza tha se e dinte se nëna e saj kishte vdekur dhe ajo e pyeti babanë e saj: “Pse e bëre këtë?” Ajo detajoi se i pandehuri përmendi se ai me të vërtetë donte që ajo të vdiste”, thuhet në deklaratë.

Vajza i tha policisë se pas vrasjes, 34-vjeçari e ka marrë nga banesa dhe e ka zbritur me shpejtësi nga disa shkallë, gjatë kësaj kohë është rrëzuar. Më tej deklarata vijon duke shtuar se 8-vjeçarja ka treguar se ai më e ka tërhequr zvarrë në beton për ta çuar në automjetin e tij.

Muhaj deklaroi në polici se nuk i kujtohej se çfarë ndodhi. Këtë të martë u vendos nga gjykata që autori të lihet në burg.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!