Moderatorja shumë e ëmbël, Nevina Shtylla është prej vitesh në një lidhje dashurie, por vetëm verën e 2019 u zbulua cili ishte partneri i saj. Ai është jurist dhe quhet Arbër Myftari.
Mirëpo, ditën e sotme, Nevina i ka dhënë mundësinë fansave të bëjnë pyetjen që dëshirojnë dhe nuk kishte se si të mungonte kurioziteti lidhur me statusin e moderatores.
“Vazhdon të jesh single?” e ka pyetur një nga ndjekësit në InstaStory.
Nevina është përgjigjur në mënyrën më epike të mundshme, me një foto krahë Arbrit në shezlong duke shkruar me ironi “Po”./abcnews.al