E pushuan pas 23 vitesh, Korreshi tregon dramën e të afërmit: Erdhi vendimi për ta rikthyer në punë pasi kishte vdekur

schedule14:22 - 30 Maj, 2022

schedule 14:22 - 30 Maj, 2022

Deputeti Saimir Korreshi nga foltorja e Kuvendit është ndalur tek ajo që e quan realitet i hidhur dhe dramë në administratën publike. Korreshi u shpreh se në administratë, bëhen punësime sipas bindjeve politike.

“Po nuk e pati shkopin e fshesë së kuqe nuk pranohet. Kontrollo pasuritë publike dhe shikoni SHA, ujësjellësit a i gjeni dot në punë. Ata as nuk e dinë se ku punojnë. Pyesnin bankën se nga kush e marr rrogën. Kjo ndodh me administratën publike.” tha Korreshi.

Duke u ndalur tek fitimet e gjyqeve për largimin e padrejtë nga puna të qytetarëve, Korreshi ka dhënë edhe një shembull konkret. Sipas tij, një punonjës kishte 23 vite në bashki, por ai u largua nga puna padrejtësisht. Pasi fitoi gjyqin erdhi vendimi për tu rikthyer në punë, por fatkeqësisht ai kishte ndërruar jetë.

“Vendime nuk i ekzekutoni për rikthimin në punë.. Pas 23 vitesh është larguar nga puna dikush. Është rast në bashki. Erdhi më pas vendimi për rikthim në punë. Pse? Sepse i kishte lidhjet e gjakut me mua. Kjo ka ndodhur në Lushnje. Kjo është dramë. Rikthim nga puna, pasi vdes. Ndaj kjo administratë dhe mos hajdeni se është turp, pa e ditur realitetin. Kjo ndodh në terren.” tha Korreshi. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!