Një çantë me çmim 26 mijë dollar e punuar me lëkurë aligatori u shkatërrua nga zyrtarët e doganave në Australi. Shkak u bë gruaja që e kishte porositur online, pasi u përpoq ta fuste në vend pa lejen e duhur për mallin e blerë.
Forcat Kufitare Australiane e sekuestruan çantën Saint Laurent, të blerë në internet nga një butik në Francë, në një depo ngarkesash në Perth të Australisë Perëndimore në muajin janar.
Sipas qeverisë Australiane, blerësja kishte shpenzuar gati 20 mijë dollarë amerikanë për çantën e dorës. Por ndërsa produktet e aligatorëve lejohen në vend, hyrja e tyre kontrollohet sipas Konventës për Tregtinë Ndërkombëtare të Specieve të Rrezikuara të Florës dhe Faunës (CITES), për t’u siguruar që ato nuk janë të lidhura me tregtinë e paligjshme të botës së egër.
Blerësja duket kishte siguruar një licencë eksporti nga Europa, por jo edhe një licencë nga CITES për Australianë. l.k/abcnews.al