E prodhuar para 121 vitesh, gjendet në helmetën e luftës kutia mbretërore e çokollatave

schedule19:44 - 2 Prill, 2021

schedule 19:44 - 2 Prill, 2021

Çokollata e prodhuar veçanërisht për Mbretëreshën Victoria para 121 vjet më parë, është gjetur në paketimin origjinal në këllëfin e një helmete të Luftës Boer në Angli.

Gjigantët e ëmbëlsirave britanike, Cadbury, Fry dhe Rowntree prodhuan paketa çokollatash më 1900 për të rritur moralin e ushtarëve që luftuan në Afrikën e Jugut.

Sipas CNN, helmeta i përkiste baronit të tetë Henry Edward Paston-Bedingfeld, i cili mori pjesë në luftë.

Fillimisht Cadbury, Fry dhe Rowntree refuzuar të prodhonin këto çokollata, me arsyetimin se ishin paqësore dhe nuk mbështesnin luftën në Afrikën e Jugut.

Më pas, iu nënshtruan kërkesës së Mbretëreshës dhe prodhuan 100,000 paketa, shumicën prej të cilave ushtarët i ruajtën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!