ABC ka siguruar pamjet e armës së krimit tip kallashnikov, më të cilën, 58-vjeçari Koço Buzo, ka ekzekutuar bashkëshorten e tij Liljana Buzo 54-vjeç në derë të gjykatës, ndërsa ka lënë të plagosur edhe dy persona të tjerë, një kalimtar i rastit, Gëzim Toçila i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën si dhe Adriatik Kola.
Çifti sapo kishte zhvilluar një seancë gjyqësore për procesin e divorcit mes tyre ndërsa ishin prindër të tre fëmijëve, konkretisht një vajze 26-vjeçe, dhe dy djemve 20 dhe 18 vjeçar.
Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë ka bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e autorit, sekuestrimin e armës së zjarrit tip kallashnikov dhe të një arme të ftohtë thikë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al/