Prej ditësh tashmë përflitet për një kalim të qendërmbrojtësit francez, Raphael Varane, nga “Djajtë e Kuq” të Manchester United, te skuadra ku mori bujë të madhe, Lens, me vetë teknikun e francezëve, Franck Haise, që e mirëpret krahëhapur “kollosin” e prapavijës.
Në një prononcim të bërë së fundmi për mediat, kreu i stolit të nënkampionëve të Francës theksoi se do e dëshironin rikthimin e mbrojtësit te klubi ku u rrit dhe debutoi në futbollin profesionist, vetëm sipas kushteve të tyre.
“Me kontratën është tjetër gjë, lexova se edhe për Bayern Munich do të ishte e vështirë të paguante rrogën e tij dhe nëse do të ishte për ta. Megjithatë ndoshta ai dëshiron të kthehet dhe kush e di, por nëse dëshiron ne do ta presim me krahë hapur”,- theksoi Haise. /i.m /abcnews.al