“E pranova ofertën, por më thanë se ishte vonë”, Ramos tregon prapaskenën e largimit

schedule21:36 - 17 Qershor, 2021

schedule 21:36 - 17 Qershor, 2021

Sergio Ramos konfirmoi sot largimin nga Real Madrid, teksa gjatë konferencës së lamtumirës tregoi qartë se Real Madrid e largoi pa dëshirën e tij. Kapiteni tregon se ai vendosi të pranojë propozimin e klubit, por ishte vonë.

“Vendosa të pranoj ofertën një-vjeçare me pagë më të ulët, por klubi më tha se ai propozim nuk ekziston më, megjithëse e pranova. Më pas jam informuar se ajo ofertë kishte një datë skadimi dhe unë nuk e kisha zbuluar.

Nuk ka qenë asnjëherë çështje parash, unë thjesht doja kontratë 2-vjeçare. Kurrë nuk kam dashur të largohem nga Real Madrid, dëshira ime ishte të vazhdoja”, u shpreh Ramos. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!