E pranon ushtria amerikane: Vramë 10 civilë, qëlluam makinën e gabuar në Kabul

schedule21:32 - 17 Shtator, 2021

schedule 21:32 - 17 Shtator, 2021

Ushtria amerikane e ka pranuar se gjatë një sulmi ajror në Kabul vranë dhjetë civilë dhe shoferin pasi targetuan makinën e gabuar. Ngjarja ndodhi në gusht dhe SHBA kishte si synim që të godiste militantë të ISIS-it pas sulmeve që këta të fundit bënë në aeroportin e Kabulit.

Lajmin e bëri të ditur Frank McKenzie, gjenerali i lartë i Komandës Qendrore Amerikane nga  Pentagoni mbrëmjen e së premtes. McKenzie deklaroi para gazetarëve që sulmi ajror ishte një gabim dhe kërkoi gjithashtu falje.

“Sulmi u bë me besimin e sinqertë se do të parandalonte një kërcënim të afërt për forcat tona dhe evakuuesit në aeroport, por ishte gabim dhe kërkoj falje.”

McKenzie shtoi se ai është “plotësisht përgjegjës për sulmin dhe rezultatet tragjike”.

Më herët Pentagoni kishte deklaruar se të paktën një anëtar i ISIS-K dhe tre civilë mbetën të vrarë në atë që që Kryetari i Komandantëve të Përgjithshëm Gjeneral Mark Milley e cilësoi si “goditje të drejtë” më 29 gusht.

Hetimi i publikuar të premten zbuloi se të gjithë nga të vrarët në kompleksin e banimit ishin civilë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!