E plagosi shoku i tij, shpëton për mrekulli talenti portugez

schedule15:35 - 11 Nëntor, 2020

schedule 15:35 - 11 Nëntor, 2020

Bruno Tavares është një nga talentet më premtues të futbollit portugez. 18-vjeçari është pjesë e Sportingut të Lisbonës (luan me ekipin B) dhe vetëm një mrekulli ia ka shpëtuar jetën.

The Sun raporton se sulmuesi anësor është goditur me një armë zjarri në gjoks, por për fatin e tij të mirë ia ka hedhur paq. Adoleshenti e ka pësuar për shkak të një sherri ku morën pjesë disa miq të tij.

Media angleze citon se Tavares është plagosur në mënyrë aksidentale nga një shok i tij. Talenti luzitan është dërguar menjëherë në spital, i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe ka shpëtuar.

Policia ka filluar hetimet për të kuptuar më mirë dinamikën e asaj që ndodhi sepse personi që qëlloi është larguar në drejtim të paditur. Masë disiplinore për lojtarit pritet të marrë dhe Sportingu. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!