E plagosën pastaj nxorri armën në mes të rrugës: Kamerat e sigurisë filmojnë ngjarjen tronditëse

schedule12:18 - 15 Shtator, 2020

schedule 12:18 - 15 Shtator, 2020

Kamerat e sigurisë së bizneseve aty pranë kanë kapur një situate të pabesueshme në rrugët e Stambollit.

Dy grupe u përplasën fillimisht fizikisht me njeri-tjetrin në lagjen “Fatih” të Stambollit duke bërë që më pas të nxjerrin edhe armët, shkruan abcnews.al.

Ky moment është kapur edhe nga kamerat e sigurisë, ku duket se njëri nga personat e përfshirë fillimisht plagoset në këmbë nga kundërshtarët dhe ndërkohë që është i shtrirë, nxjerr pistoletën dhe qëllon disa herë në drejtim të tyre.

Nga shkëmbimi i zjarrit mbetën të plagosur dy persona, mes tyre një grua e cila ishte duke kaluar në zonë.

Për fat të mirë nuk pati të vdekur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!