E pezulluan me dy ndeshje, vendimi i Apelit për Rebic gëzon Milanin

schedule17:58 - 29 Mars, 2021

schedule 17:58 - 29 Mars, 2021

Ante Rebic rikthehet i gatshëm për Milanin, pasi ka fituar çështjen në Apel. Sulmuesi i kuqezinjve ishte pezulluar me dy ndeshje për shkak të kartonit të kuq që mori në ndeshjen ndaj Napolit.

Kroati ofendoi arbitrin dhe e pësoi, por avokatët e Milanit nuk u pajtuan me dënimin që mori sulmuesi i skuadrës së tyre. Në Apel ata e kanë hequr dënimin e dhënë nga organet e drejtësisë sportive në FIGC.

Gjithsesi Rebic do të duhet të paguajë një gjobë që kap shifrën e 15 mijë eurove. Trajneri Stefano Pioli nga ana tjetër gëzon dhe mund ta llogarisë sulmuesin për ndeshjen e radhës kundër Sampdorias.

Rebic është pjesë e rëndësishme e formacionit të Milanit dhe ky është një lajm i mirë për skuadrën e vendit të dytë në Serie A. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!