E pëson prej kontakteve me vëllanë, shoku i Hysajt me koronavirus

schedule14:31 - 20 Gusht, 2020

schedule 14:31 - 20 Gusht, 2020

Shtohet numri i të prekurve nga COVID-19 në klubet e Serie A. Te Roma pozitiv ka dalë portieri Antonio Mirante, kurse te Cagliari Filip Bradaric, Luca Ceppitelli, Alberto dhe Kiril Despodov. I fundit që konfirmohet i infektuar është sulmuesi i Napolit, Andrea Petagna.

Klubi italian ka dalë me komunikatë dhe e ka bërë me dije diçka të tillë. Petagna u testua për COVID-19 për shkak se vëllai i tij kishte dalë pozitiv më parë dhe nga kontaktet e kishte pësuar edhe ai vetë.

Sulmuesi nuk ka shfaqur simptoma dhe momentalisht ndodhet në shtëpi i karantinuar. Petagna do të nisë stërvitjen te Napoli, pasi të bëje testin tjetër dhe përgjigja të dalë negative. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!