“E përjetova shumë keq”, Skerdi flet për betejën me Covid-19

schedule09:52 - 29 Nëntor, 2020

schedule 09:52 - 29 Nëntor, 2020

Pak ditë më parë, Skerdi përfundoi ditët e izolimit pasi njoftoi se ishte infektuar me koronavirus. Së fundmi, në një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram këngëtari ka treguar se e ka përjetuar keq këtë situatë, por për fat të mirë e ka kaluar.

S’dua të bëj panik por nuk dua as të mendoni që nuk është asgjë…Unë e kam përjetuar shumë keq, kështu që mos e merrni për shaka.”, shkruan këngëtari.

Ndërkohë, ai gjithashtu ka zbuluar dhe projektin e ri që pritet të sjellë, që mban titullin “S’të fal”. Kujtojmë që kënga më e fundit e këngëtarit titullohet “Amelia” që u publikua dy muaj më parë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!