E përjashtuan nga rrjetet sociale, Trump do të hedhë në gjyq Facebook, Twitter dhe Google

schedule21:38 - 7 Korrik, 2021

schedule 21:38 - 7 Korrik, 2021

Ish-presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të mërkurën se do të hedh në gjyq Facebook-un, Twitter-in dhe Google si dhe drejtuesit e tyre respektivë Mark Zuckerberg, Jack Dorsey dhe Sundar Pichai.

Padia e ish-presidentit vjen gjashtë muaj pasi Trump u pezullua fillimisht përkohësisht edhe më pas përgjithmonë nga të trija platformat.

Lajmin, Trump e bëri të ditur nga klubi i tij i golfit në Bedminster, New Jersey, bashkë me dy udhëheqësit nga Instituti i Parë i Politikës Amerikë, grupi pro-Trump që po mbështet paditë e tij.

Trump pretendon se kompanitë e mediave sociale shkelën Amendamentin e Parë duke e pezulluar atë dhe përdoruesit e tjerë nga rrjetet e tyre, një argument që gjykatat zakonisht nuk e kanë marrë parasysh – duke vendosur me shumicë dërrmuese që Amendamenti i Parë ka për qëllim të kufizojë censurën nga qeveria, jo nga kompanitë private. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!