E pazakontë, traktoristi i parë në Librazhd sot mbledh bimë mjekësore: Natën punoj roje

schedule14:06 - 5 Dhjetor, 2021

schedule 14:06 - 5 Dhjetor, 2021

Nga Agim Blloshmi

77 vjeçari Abedin Kojku nga Librazhdi është njohës i mirë i vlerave të bimëve mjekësore. Gëzon shëndet të mirë dhe gjithë jetën ka përdorur mjekim popullor dhe jo ilaçe.

Nuk është si pensionistët e zakonshëm që e kalojnë ditën duke luajtur me letra apo domino. Natën punon si roje dhe ditën mbledh bimë mjekësore apo ushqim për kafshët dhe i shet.

“Ky u tha gati për shitje”.

“Po përzier urthin, bimë mjekësore që shërben për uljen e tensionit të lartë. Mbledh bar blete, hithra për reumatizmë. Që në kohën e Enverit mbledh. Pasdite shkoj në punë natën roje. Punë ka po s’punojnë njerëzit”.

Lodhet, por nga shitja e tyre fiton mirë.

“5 a 6 milionë në vit i marr”.

Që 16 vjeç u fejua. Zakoni aso kohe ishte që bashkëshorten e blije me lekë. I pagoi familjes së gruas 40 mijë lekë të vjetra. Për të shlyer paratë ju desh të punonte në bujqësi.

“16 vjeç u fejuam u martuam dhe ika ushtar”.

Historia e Abedinit dhe Zybës është e ngjashme me atë të filmit Brazdat me skenar të Dhimitër Xhuvanit. Ku në fokus ishte një çift që punonin si traktoristët.

“S’kishte traktoriste Librazhdi, gruaja ime ishte e para. Ja mësova, unë punoi u përgatit dhe mori patentë. Kur u shtuan traktoristet gra ajo u largua dhe nisi punë magaziniere në SMT”.

Sot 77 vjeçari është i ve. Por gëzon se vajzat e tij dhe miqtë i qëndrojnë pranë./abcnews.al