E pazakontë, shkoi ta ndihmonte, 59 vjeçari amerikan sulmohet dhe grabitet nga endacaku

schedule12:12 - 13 Janar, 2022

schedule 12:12 - 13 Janar, 2022

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në rrugët e Nju Jorkut , ku një 59 vjeçar amerikan është sulmuar nga një i ri që hiqej si endacak.

59 vjeçari identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është afruar për ti dhënë pallton të pastrehut, për ti ardhur në ndihmë në këto ditë të ftohta por ai është përballur me sulmin e tij dhe duke i rrëmbyer portofolin.

Përmes një video të publikuar në mediat e huaja shihet sesi qyte tari i afrohet 25 vjeçarit  Xavier Israel, i cili ishte i shtrirë në trotuar përballë numrit “476” në 5th Avenue dhe duket sikur po fle, ndërkohë 59 vjeçari afrohet dhe i hedh sipër pallton e tij, ai menjëherë ngrihet dhe e sulmon atë.

Nga pamjet shihet sesi me lëvizje të shpejta, ai rrëmben portofolin nga xhepi i pasmë i pantallonave. 59-vjeçari, i habitur nga ajo që ka ndodhur, përpiqet më kot t’i kthejë portofolin, por autori e godet me grusht dhe e hedh sërish në tokë.

25 vjeçari u largua i qetë dhe është arrestuar pak më vonë nga policia. Sipas mediave nuk ishte rasti i parë që ai kishte rënë në pranga dhe pse kishte ngelur jashtë burgut, pasi pak ditë më parë kishte sulmuar një 49 vjeçare, e cila gjithashtu donte që ta ndihmonte./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!