Disa njerëz kanë merimanga në bodrumet e tyre. Disa të tjerë ndoshta edhe minj.
Por bodrumi i kësaj gruaje nga Ohio ia kalon të gjithëve.
Policët morën një telefonatë anonime që i dërgoi në shtëpinë e saj. Kur shkuan atje, ata zbuluan një aligator plotësisht të rritur, 1 metër e gjysmë.
“Kurrë nuk kam parë diçka të tillë në 17 vite që punoj në departament,” tha shefi i policisë Darell Breneman për CNN.
Pronarja tha se ishte i biri i saj që e bleu aligatorin në një treg reptilësh, 25 vite më parë. Ata e mbajtën në bodrum që atëherë, raporton policia.
Aligatori më pas u mor nga policia për tu dërguar në departamentin e agrikulturës në Ohio, ku u tha se ai ishte në gjendje të mirë shëndetësore.
Aligatorët janë të ndaluar në Ohio, së bashku me hienat, luanët, tigrat, arinjtë dhe kafshë të tjerë të egra./abcnews.al