Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur së fundmi në Indonezi. Një video që është publikuar së fundmi në rrjetet sociale e regjistruar nga kamerat e sigurisë duket momenti kur një qytetar është goditur nga rrufeja në mes të rrugës.
Ngjarja ndodhi në fshatin Sukapura në Cilincing në veri të Xhakartës, ku si pasojë e rrufesë çadra është përfshirë nga flakët, ndërsa burri në moshën 35 vjeçare sipas videos së publikuar shihet i shtrirë në tokë pa vetëdije.
Media raportojnë se një punonjës i sigurimit që po lëvizte me çadër në dorë është goditur nga rrufeja. Si pasojë e goditjes, burri ka rënë pa ndjenja në tokë.
Abdul Rosyid, pasi u godit nga rrufeja, u dërgua me urgjencë në spital, ku dhe është bërë e ditur se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al