E pazakontë në Indi/ Gjykata dha vendimin e lirimit me kusht, burri bën tre vite burg për shkak të një emaili që nuk u hap kurrë

schedule15:49 - 28 Shtator, 2023

schedule 15:49 - 28 Shtator, 2023

Një burrë në Indi është burgosur për tre vjet shtesë sepse zyrtarët e burgut nuk lexuan një urdhër lirimi me kusht të dërguar me email.

I dënuari Chandanji Thakor ishte duke vuajtur një dënim të përjetshëm për vrasje, por dënimi i tij u pezullua nga Gjykata e Lartë e Gujarat, e cila miratoi një urdhër për lirimin me kusht.

Për shkak të kufizimeve për pandeminë Covid 2020 të vendosura në vend, dekreti u dërgua me email. Por autoritetet e burgut nuk e vunë re kurrë dosjen e bashkangjitur as atëherë dhe as kur gjykata u përpoq përsëri të ndiqte çështjen disa muaj më vonë.

Sipas Independent, Gjykata e Lartë e Gujarat kritikoi autoritetet e burgut për neglizhencë nga ana e tyre dhe për moszbatim të urdhrit të gjykatës dhe urdhëroi të burgosurin të paguante 1,140 euro si kompensim.

27-vjeçari u lirua më në fund javën e kaluar më 21 shtator, një ditë përpara se gjykata të shqyrtonte kërkesën e tij të re për lirimin me kusht.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!