E pazakontë/ Miqësore me Rusinë, lojtarët e kombëtares së njohur dalin kundër Federatës

schedule12:15 - 10 Shtator, 2022

schedule 12:15 - 10 Shtator, 2022

Federata e Futbollit të Bosnje-Hercegovinë ka njoftuar se do të zhvillojë një ndeshje miqësore me kombëtaren Ruse më 19 nëntor, me këtë të fundit që janë të përjashtuar nga çdo garë zyrtare e FIFA-s dhe UEFA-s shkaku i agresionit të shtetit rus mbi Ukrainën.

Megjithatë, kjo nuk i ka penguar Federatës boshnjake që të pranoi një ofertë për t’u zhvilluar një ndeshje miqësore mes ekipeve përfaqësuese të këtyre dy shteteve.

NFSBiH bëri të ditur se ka pranuar ofertën që ndeshja miqësore të zhvillohet në Shën Petersburg, më 19 nëntor të këtij viti.

Pas kësaj reagimet ishin të shumta. Së fundi kapiteni i ekipit përfaqësues të Bosnjë-Hercegovinës, Edin Dzeko dhe Miralem Pjanic kanë dalë kundër zhvillimit të kësaj miqësoreje,  ndërsa i kanë bërë të ditur Federatës se nuk do të marrin pjesë për këtë ndeshje.

“Unë jam kundër zhvillimit të kësaj ndeshje. Unë jam gjithmonë vetëm për paqe. Federata e di mendimin tim. Fatkeqësisht nuk jam unë ai që i merr vendimet me kë do të luajë BiH, por kam qëndrimin tim që është i qartë dhe që nuk përfshin luajtjen e kësaj ndeshjeje, ndërkohë që po vuajnë njerëz të pafajshëm. Unë solidarizohem me popullin e Ukrainës në këto momente të vështira për ta”, ka theksuar Dzeko raporton “klix.ba”.

“Kam dëgjuar për vendimin e Federatës. Liderët e aleancës e dinë qëndrimin tim. Më telefonuan, më pyetën se çfarë mendoja për lojën. Thashë atë që mendoja dhe më pas u befasova nga një vendim tjetër. Nuk është një vendim i mirë.

Jam pa fjalë. Kur kombëtarja fillon të luajë mirë, gjithmonë diçka nuk shkon. Unë jam pa fjalë. NFSBiH e di pozicionin tim. Thjesht do të them që kjo nuk është mirë”, ka deklaruar Pjanic “Sportske.ba”.

Sipas mediave në fjalë tifozët boshnjakë po bëjnë thirrje për bojkot të ndeshjes. Ata gjithashtu po kërkojnë zgjedhje të reja në Federatën e Futbollit. /f.a/abcnews.al