E pazakontë/ Lind në Indi një foshnjë me katër krahë, katër këmbë dhe dy fytyra

schedule20:40 - 24 Korrik, 2024

schedule 20:40 - 24 Korrik, 2024

Një foshnjë me katër krahë, katër këmbë dhe dy fytyra ka lindur në Indi, por ka vdekur disa orë pas lindjes, sipas mediave ndërkombëtare.

Këtë javë, nëna e foshnjës, 38-vjeçarja Rama Devi, u dërgua me urgjencë në spitalin e fshatit kur filluan dhimbjet e lindjes, shkruan britanikja Daily Mail .

Ajo lindi atje, por foshnja lindi së bashku me një trup tjetër që nuk ishte zhvilluar plotësisht. Foshnja kishte dy fytyra dhe dy palë krahë dhe këmbë.

Fëmija vdiq pesë orë pas lindjes.

Kjo nuk është hera e parë që fëmijë të tillë lindin në Indi. Në vitin 2022 u publikuan fotot e një foshnje me katër krahë dhe katër këmbë, në vitin 2023 mediat shkruanin për lindjen e një foshnje me katër krahë, katër këmbë dhe dy zemra, dhe raste të ngjashme kishte edhe më parë. Këto dukuri janë të rralla, por ndodhin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!