E pazakontë: Klinsmann rrezikon sfidën ndaj Bayernit, fajin e ka… harresa

schedule18:46 - 15 Janar, 2020

schedule 18:46 - 15 Janar, 2020

Këtë fundjavë rinis Bundesliga gjermane dhe Hertha e Berlinit pret në kryeqytet Bayern Munchen. Një ndeshje shumë e vështirë, më e vështira e kampionat për ekipin e Jurgen Klinsmann. Ndeshje speciale për trajnerin e Herthës. Përballë do të jetë ekipi ku ka luajtur si sulmues dhe të cilin e drejtoi si trajner në fillimet e tij në këtë profesion.

Gjithsesi, 55-vjeçari mund të mungojë në këtë përballje. Shkaku? Bild raporton se Klinsmann ka harruar në Kaliforni një vërtetim të vlefshmërisë së licencës së tij të stërvitjes, i marrë pas kurseve të caktuara për rifreskim. Kjo është e nevojshme për të drejtuar nga stoli.

Problemi është që asnjë nga familjarët e tij nuk ndodhet në shtëpi në Kaliforni për t’ia nisur menjëherë drejt Berlinit. Tani gjithçka është në dorën e Federatës Gjermane, por vështirë që trajneri të tolerohet për këtë harresë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!