E pazakontë, grabiti dyqanin e tij për të marrë 2.8 milionë dollarë sigurim, arrestohet argjendari në Australi

schedule10:49 - 9 Maj, 2023

schedule 10:49 - 9 Maj, 2023

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Australii ku një argjendar ka planifikuar grabitjen e dyqanit të tij për të përfituar shumën që do të merrte nga sigurimet.

Mediat e huaja shkruajnë se argjendari i njohur i Sidneit akuzohet se ka organizuar një grabitje të armatosur në një nga dyqanet e tij në vend për të mashtruar kompaninë e tij të sigurimit dhe për të fituar më shumë se 2.8 milionë dollarë.

Germani Jeëellery, nga Michel Elias Germani, është një nga zinxhirët më të mëdhenj të dyqaneve të bizhuterive në vend dhe kishte dizajnuar bizhuteri për personalitete të rëndësishme si Princesha Diana, Elizabeth Taylor dhe anëtarët e familjes mbretërore të Arabisë Saudite.

Sipas policisë, 65-vjeçari u ka thënë autoriteteve se ai dhe punonjësit e tij janë kërcënuar nga dy persona të panjohur, të cilët kanë hyrë në një dyqan që ai drejton në Sydney duke pretenduar se janë klientë.

Një nga sulmuesit plagosi me thikë një punonjës, ndërsa ata kërkuan hyrjen në kasafortë. Pasi kanë marrë shumë bizhuteri të shtrenjta, kanë lidhur Germanin dhe stafin e tij dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Anëtari i stafit që u plagos në sulm nuk ishte në dijeni të mashtrimit.

Ata e kërcënuan atë me dhunë dhe një thikë, i lidhën këmbët dhe duart me kabllo … ajo besonte se ishte një grabitje e vërtetë,” thanë zyrtarët.

Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje policia australiane arrestoi dy persona por vijoji më tej hetimet që çuan në arrestimin e pronarit të argjendarisë.

Ai po mbahet për “planifikim dhe koordinim të grabitjes dhe tentativë për të mashtruar një kompani sigurimesh” dhe akuzohet ndër të tjera për vjedhje të rëndë, anëtarësim në grup kriminal dhe ndihmë në veprimtari kriminale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!