Kandidati për deputet i PD në qarkun e Dibrës Xhelal Mziu dhe nipi i tij kanë dhunuar një zyrtar te njësisë administrative Ostren, ne nje ngjarje te rende ne kete fushate zgjedhore, qe ka ndodhur pasditen e se enjtes pas nje takimi elektoral te PD ne kete fshat.
Policia thote se Xhelal Mziu dhe nipi tij 36 vjecar pas takimit elektoral kane rrahur me grushta 33 vjecarin Kalosh Murra, banues ne Shupenze, me detyrën e përgjegjesit të ndihmës ekonomike ne njesine administrative Ostren.
Kallëzimi është bërë fillimisht nga vetë Kalosh Murra, ku para oficerëve të policisë së Bulqizës, ai ka thënë se në momentin kur është sulmuara, ka qënë duke qëndruar para zyrave të njësisë administrative Ostren. Në këtë moment Xhelal Mziu bashkë me nipin e tij, janë kthyer dhe e kanë goditur.
“Unë kam qënë para punës time. Më kanë kaluar para zyrës dhe vetëm pas pak minutash janë kthyer sërish mbrapa dhe ka qënë Xhelal Mëziu i pari që më ka sulmuar direkt, më ka kapur edhe prej fyti. Ka ardhur më pas edhe nipi i tij. Edhe ai më ka goditur dhe më ka gjakosur në fytyrë. Unë dua të theksoi se nuk kam njohje personale me asnjë prej tyre dhe kam qënë në punën time. Kanë qënë edhe disa persona të tjerë, por në dhunimin ndaj meje janë përfshirë vetëm Xhelal Mziu dhe nipi i tij.”
Nga ana tjetër, Xhelal Mziu, pretendon se punonjësi i bashkisë ka intimiduar pjesëmarrësit ne takimin e PD-së ndërsa ka shtuar se për asnjë moment nuk e ka qëlluar Kalosh Murrën, por ka qënë nipi i tij Elsoni që e ka goditur.
Pas dhunes se ushtruar nga kandidati demokrat Xhellal Mziu ndaj zyrtarit lokal Policia e Bulqizës referoi materialet në SPAK, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, për Mziun dhe nipin e tij.
Sipas nenit, “329”, kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë dënohet me burgim nga 1 gjer në 5 vjet.
Ashtu siç thotë policia e Bulqizës, Xhelal Mziu nuk ka veprua vetëm në dhunimin e Kalosh Murrës, por në ndihmë I ka ardhur dhe nipi, pra vepra penale është kryer në bashkëpunim, çka do të thotë se Mziu mund të rrezikojë një 1 deri në 5 vite burg./abcnews.al