E parafundit në Superiore: Derbi dhe finale për Europën, duelet e sotme

schedule09:18 - 21 Maj, 2022

schedule 09:18 - 21 Maj, 2022

Superiorja luan duelet e parafundit për këtë sezon dhe pikëpyetjet e vetme lidhen me skuadrat që do të shkojnë në kupat e Europës sezonin e ardhshëm, veç Tiranës e Laçit që i kanë siguruar.

Të gjitha ndeshjet sot zhvillohen në orën 17:00, ndërkohë që në program spikat Dinamo-Tirana që si rrallëherë do të jetë si një miqësore, për shkak se ekipet nuk kanë më objektiva këtë sezon.

Partizani, Kukësi dhe Vllaznia i kanë finale duelet e sotme kundër Kastriotit, Skënderbeut dhe Egnatias.

Teuta ndërkohë pret Laçin dhe shpreson ende se mund të kapë vendin e katërt, që të shpresojë për një vend në kupat e Europës, që mund të arrihet nëse kurbinasit fitojnë Kupën e Shqipërinë kundër Vllaznisë. / abcnews.al