Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Paris Saint-Germain ka gati ofertën e re për Randal Kolo Muanin.
Eintracht Frankfurti refuzoi ofertën e parë të PSG-së për Kolo Muani, dhe kampioni francez do të rikthehet me një ofertë tjetër më të mirë.
Bisedimet mes PSG-së dhe Eintracht Frankfurtit pritet që tani të avancojnë.
Kolo Muani po bën presion që Eintracht Frankfurti ta pranojë largimin e tij, pasi ai ka rënë dakord për një marrëveshje 5-vjeçare me PSG-në javën e kaluar./ h.ll/abcnews.al