Nesër portin e Durrësit pritet të akostohet kroçera e parë e këtij vit. Lajmi është bërë me dije nga Autoriteti Portual.
“La Belle Dell’Adriatique” do të sjellë nesë 44 turistë francezë. “La Belle Dell’Adriatique”, e cila që prej disa vitesh është bërë pjesë e guidave turistike detare drejt Durrësit pritet të mbërrijë rreth orës 7:30 në qendër të portit më të madh të vendit. Anija turistike me gjatësi 110 metër do të akostohet në molin 5 të portit..
Njoftimi i plotë:
Rikthehen kroçerat në Portin e Durrësit, “La Belle Dell’Adriatique” sjell turistët e parë për këtë vit
1 shtator 2020
Foto arkiv
Nesër portin e Durrësit pritet të akostohet kroçera e parë e këtij viti, e cila do të sjellë 44 turistë francezë.
“La Belle Dell’Adriatique”, e cila që prej disa vitesh është bërë pjesë e guidave turistike detare drejt Durrësit pritet të mbërrijë rreth orës 7:30 në qendër të portit më të madh të vendit. Anija turistike me gjatësi 110 metër do të akostohet në molin 5 të portit.
Turistët e organizuar në grupe dhe nën kujdesin e operatorëve turistikë do të vijojnë më pas me automjete drejt qyteteve të Krujës, Beratit dhe Tiranës, ku do të vizitojnë qendrat historike dhe muzeale. Një pjesë e tyre parashikohet të qëndrojnë në Durrës për të vizituar Muzeun Arkeologjik të qytetit si dhe Amfiteatrin antik.
Autoriteti Portual Durrës ka marrë të gjitha masat për zbatimin e protokolleve shëndetësore si dhe ka krijuar të gjitha kushtet për sigurinë edhe lëvizjen e turistëve në territorin portual.
/abcews.al