E Para pas 45′: Kastrioti e Korabi në avantazh, befason Elbasani

schedule13:55 - 21 Dhjetor, 2019

schedule 13:55 - 21 Dhjetor, 2019

Tetë ndeshje të Kategorisë së Parë kanë nisur ditën e sotme, prej orës 13:00. Deri më tani janë shënuar shtatë gola, por vetëm dy skuadra janë në epërsi. Kastrioti, kryesues në grupin A, i është gëzuar golit të Emiljano Çelës dhe është në fitore kundër Veleçikut në 45 minuta e para. Edhe Korabi ka realizuar me Skukën, kurse sfidat e tjera të grupit A janë në barazim pa gola.

Në grupin B, kryesuesit e Pogradecit akoma nuk ia kanë dalë ta ndëshkojnë Orikun. Gjithsesi i gëzohen faktit që Apolonia pas pjesës së parë nuk është në epërsi me Turbinën. Gjata (nuk shënoi me penallti në minutën e 25-të) realizoi për fierakët që në minutën e katërt, por Shanaj vendosi baraspeshën shumë shpejt.

Dy gola edhe në sfidën Shënkolli-Iliria. Miqtë realizuan me Xhymertin të parët, por lezhjanët u kundërpërgjigjen me Grudën. Sulmuesi shënoi me penallti katër minuta para fundit të pjesës së parë. Po fiton Elbasani në Bilisht, pasi Çema në fund ka realizuar për verdheblutë në portën e Devollit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!