E Para luhet sot e gjitha dhe janë disa ndeshje interesante. Sektori i Garave në FSHF ka vendosur që të gjitha takimet e javës së tretë të zhvillohen prej orës 16:00. Në grupin A, sfida më intriguese dhe më e luftuar pritet të jetë ajo mes Besëlidhjes dhe Erzenit.
Sigurisht për t’u parë janë edhe ndeshjet e tjera. Kastrioti që do Superioren luan në transfertë me Veleçikun. Burreli, që kërkon pikët e para, pret Dinamon. Në Pukë Tërbuni do tentojë fitoren ndaj Korabit, kurse në Peqin Shkumbini do ketë një ndeshje të vështirë me Erzenin.
Në grupin B Lushnja-Besa dhe Turbina-Apolonia shikohen si dy përballjet më tërheqëse. Në program janë edhe ndeshje të tjera, si Oriku-Pogradeci, Elbasani-Devolli dhe Iliria Shënkolli.
KATEGORIA E PARË – JAVA 3
E shtunë, më 28 shtator, ora 16:00
Grupi A
Besëlidhja-Egnatia
Veleçiku-Kastrioti
Tërbuni-Korabi
Shkumbini-Erzeni
Burreli-Dinamo
Grupi B
Oriku-Pogradeci
Elbasani-Devolli
Lushnja-Besa
Turbina-Apolonia
Iliria-Shënkolli
/abcnews.al

