Kategoria e Parë dhe e Dytë zbresin sot në fushë sërish. Në të Parën janë vetëm dy përballje në program dhe do të nisin nga ora 14:00. Vora kërkon fitoren e parë dhe duhet të mposhtë skuadrën e Erzenit, në sfidën e grupit A.
Në grupin B është veçuar një përballje mjaft interesante për të. Tomori-Pogradeci është sfida, që do të transmetohet edhe në TV (RTSH ka të drejtën e transmetimit të ndeshjeve të Kategorisë së Parë). Sot janë planifikuar edhe katër ndeshje në Grupin A të Kategorisë së Dytë, si dhe një në grupin B. /abcnews.al