Një lajm i papritur vjen nga piloti i MotoGP. Andrea Doviciozo është dorëhequr në mes të garës së San Marinos.
Ky është vendimi i pilotit italian, i cili pas 14 vitesh në nivelet më të larta të garave me motorë, ka vendosur që ta mbyllë përfundimisht këtë cikël.
Këtë lajm e ka bërë me dije vetë 36-vjeçari me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku është shprehur se ka ardhur koha që të tërhiqet përfundimisht nga kjo aventurë e bukur që ka kaluar, por që marrëdhëniet e tij me këtë sport do të vazhdojnë të jenë të njëjtat.
Në 245 gara ai ka fituar 15 dhe ka arritur 62 podiume. Pengu i tij më i madh sigurisht do të mbetet titulli i humbur në vitin 2017, ku e humbi vetëm në garën e fundit përballë Mark Markezit.
Për pjesën e mbetur të sezonit, “Yamaha” do ta zëvendësojë Doviciozon me pilotin britanik, Kal Kratçlou.
View this post on Instagram
f.a/abcnews.al