E papritur/ Mediat polake: Ofendime dhe kërcënime me vdekje ndaj Lewandowskit

schedule15:44 - 12 Korrik, 2022

schedule 15:44 - 12 Korrik, 2022

“Telenovela” e sulmuesit të Bayern Munich, Robert Lewandowski po merr një kthesë të pakëndshme, pasi sulmuesi akoma nuk ka vendosur se cila do të jetë skuadra e tij për sezonin e ri.

Sipas medias polake “Sportowe Fakty”, gatishmëria e futbollistit për t’u larguar nga Bayern Munich dhe për t’u transferuar në “Camp Nou”, nuk është pritur mirë nga tifozët, deri në atë pikë sa javët e fundit ka pasur disa kërcënime, përfshirë edhe vdekjen.

Për këtë sulmuesi polak ka vendosur të kthehet në Mynih, por pa familje në krah. Prandaj, gruaja e tij Anna dhe vajzat nuk do t’i bashkohen atij deri në një njoftim të dytë.

Tomek Zawislak, një mik i Lewandowskit, ka theksuar për “Bild” se  ditët e fundit në drejtim të Levas kanë ardhur ca kërcënime nga tifozët.

“Meqenëse Roberti tha se nuk do të rinovonte kontratën e tij, filluan të qarkullojnë disa lajme të rreme për të krijuar pakënaqësi ndaj tij. Prandaj në internet pati shumë urrejtje dhe kërcënime ndaj tij”, deklaroi miku i Lewandowskit.

33-vjeçari është paraqitur në qendrën stërvitore të Bayernit këtë mëngjes për të filluar stërvitjen. Tashmë pritet oferta përfundimtare e Barcelonës për të siguruar shërbimet e sulmuesit. /f.a/abcnews.al