E papritur, Federata Belge e Futbollit “ndryshon” himnin në prag të ndeshjeve të radhës

schedule15:36 - 12 Gusht, 2023

schedule 15:36 - 12 Gusht, 2023

Federata Belge e Futbollit ka çuditur jo pak futbolldashësit me njoftimin e tyre, këtë të shtunë, teksa ka njoftuar se që nga ndeshja e radhës e Kombëtares së “djajve” belg do të ketë një ndryshim në lidhje me himnin e tyrë kombëtar.

Skuadra e drejtuar nga gjermani Domenico Tedesco, rikthehet në fushë në ditët e para të shtatorit, ku fillimisht do të udhëtojë drejt transfertës së Azerbajxhanit, më 9 shtator e më pas do të presë në “shtëpi”, Estoninë më 12 shtator.

Duke nisur nga sfida ndaj estonezëve, lojtarët do ta këndojnë Brabançonne (himni kombëtar belg) himnin në tri gjuhët që përdoren në Belgjikë, frëngjisht, holandisht e gjermanisht dhe rregulli i ri vlen edhe për ekipet kombëtare të moshave dhe kombëtaren e femrave.

“Himnin e dinë të gjithë, futbollistët dhe tifozët. Duam të rilançojmë Brabançonnen në një version të ri, një himn të unifikuar”,- thuhet në komunikatën e Federatës Belge të Futbollit. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!