Jahmir Hyka rikthehet në xhiron e zërave të merkatos. Sulmuesi anësor, i cili ishte pjesë e Guizhou Hengfeng në Kinë, është lojtar i lirë për momentin.
Pas vështirësive që ka patur me dokumentacionin për të shkuar drejt Kinës, abcnews.al mëson se Hyka e ka ndërprerë kontratën me Guizhou.
“Panorama Sport” shkruan se Hyka është një opsion për Tiranën. Trajneri Orges Shehi, pas miqësores me Vllazninë, u shpreh se e mirëpret ndonjë afrim tjetër.
Madje theksoi që të mos jetë i huaj, për shkak se në Superiore lejohen vetëm pesë të tillë të aktivizohen njëkohësisht në një ndeshje. / abcnews.al