“ E pamposhtur”, 102 vjeçarja fiton për herë të dytë betejën me Covid

schedule09:17 - 3 Dhjetor, 2020

schedule 09:17 - 3 Dhjetor, 2020

Një rast i jashtëzakonshëm. Kështu mund të cilësohet ai i Angelina Friedman, e cila është prekur për herë të dytë nga koronavirusi dhe ka arritur të mbijetojë.

102-vjeçarja i mbijetoi gripit spanjoll në vitin 1918 dhe po ashtu mposhti kancerin.

Infektimi i parë me Covid i Friedman ndodhi në mars teksa ajo ishte në spital për një procedurë  mjekësore. Në atë kohë, e moshuara kaloi një javë në spital para se të kthehej për tu izoluar në dhomën e saj.  Me 20 prill ajo rezultoi negative.

Por në fund të tetorit, e bija Joanne Merola mori një telefonatë nga shtëpia e të moshuarve, ku iu tha se Angelina kishte rezultuar  përsëri pozitive.

“Ajo kishte simptoma si; ethe, kollë të thatë dhe u izolua”, tha Merola, teksa shtoi se disa ditë më vonë,  më 17 nëntor mori lajmin e pabesueshëm se e ëma kishte kishte testuar negative.

Një test i dytë konfirmoi se ajo ishte negative, dhe Friedman u zhvendos nga izolimi në dhomën e saj. Edhe pse ka humbur pjesën më të madhe të dëgjimit dhe shikimi i saj është i dobët, e moshuara ende gëzon jetën dhe mundësitë e pafundme që ajo i ka dhënë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!