E padëgjuar, “portieri” Walker barazon rekordin anglez në Champions!

schedule17:15 - 8 Nëntor, 2019

schedule 17:15 - 8 Nëntor, 2019

Dëmtimi i Ederson dhe ndëshkimi i Claudio Bravos me të kuqe bënë të mundur që Manchester City të aktivizonte portierin e tretë në barazimin kundër Atalantës në Itali. Pep Guardiola zgjidhi Kyle Walker në portë dhe mbrojtësi 29-vjeçar veshi dorezat, e priti disa goditje të vendasve.

OptaJoe raporton se Walker bëhet në këtë mënyrë i pari “portier” anglez që pret një goditje pas tre vitesh në Champions League. I fundit ishte Ben Hamer  i Leicester City në ndeshjen e dhjetorit të vitit 2016 kundër Portos.

Kampionët e Anglisë rikthehen në fushë të dielën, në një finale të parakohshme për titullin kampion. City do të përballet me Liverpool në “Anfield”, duel që nis n♪ orën 17:30. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!