E padëgjuar/ Një person nxjerr në shitje rërën ku Tom Brady shkeli gjatë videos së lamtumirës nga sporti

schedule15:52 - 4 Shkurt, 2023

schedule 15:52 - 4 Shkurt, 2023

Bota e sportit ka pasur shumë ankande ndër vite, disa prej tyre madje kanë qenë të çuditshme.

Një akoma edhe më të çuditshme e dëgjojmë këtë periudhë. Ylli i futbollit amerikan, Tom Brady u tërhoq nga sporti pak ditë më parë. Ai hodhi në rrjetet e tij sociale një video ku njoftonte tërheqjen dhe po i falenderonte të gjithë.

Brady ndodhej në një terren ku besohet të jetë bregdetar, pasi në të ndodheshe rërë plazhi. Një person ka nxjerrë në shitje në platformën Ebay, një kavanoz të mbushur me rerën ku shkeli Tom Brady gjatë realizimit të videos.

Personi me emrin e llogarisë ‘adu_72’, ka nxjerrë këtë produkt në shitje për shifrën e 3300 dollarëve. Është pak e çuditshme të kuptohet se gjërat që mund të duken të parëndësishme, në fakt janë burim të ardhurash.

Nëse do të mendoni se askush nuk do e blejë e keni gabim, pasi deri më tani janë 3 persona të cilët kanë bërë ofertën e tyre për ta pasur këtë suvenir në koleksionin e tyre./ h.ll/abcnews.al