E padëgjuar, burri paraqitet me krah silikoni për të bërë vaksinën

schedule12:06 - 4 Dhjetor, 2021

schedule 12:06 - 4 Dhjetor, 2021

Një ngjarja e pazakontë ka ndodhur në qytetin Biella të Italisë. Mediat lokale raportojnë se një 50-vjeçar u paraqit në qendrën e vaksinimit me një krah silikoni, gjë që nuk i ka shpëtuar vëmendjes së infemieres.

Në momentin që infermierja bëri gati vaksinën ai nxorri krahun, por ajo e kuptoi kur e preku duke zbuluar planin e 50-vjeçarit, i cili donte të merrte certifikatën e vaksinimit pa e bërë atë.

“Është situatë tragjike, por edhe komike. Megjithatë mund ta konsideroj një akt të papranueshëm”, tha Alberti Cirio, president i rajonit të Piemontes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!