Yjet e mëdhenj të futbollit kanë pasur shumë dyshime për të ardhmen e tyre dhe kanë menduar largimin nga ekipet aktuale. Nëse Messi, Alaba, Varane, Ramos apo Donnaruma vendosën të lënë ekipet e tyre, ndryshe ndodh me Harry Kane.
Për kapitenin e Anglisë është interesuar shumë Manchester City që prej muajsh përpiqej të bindte Tottenham për të shitur sulmuesin. Tashmë nuk ka dyshime që kjo nuk do ndodhë dhe këtë na e vërteton vetë Harry Kane përmes një postimi në Twitter.
“Ishte e pabesueshme të shihja pritjen nga tifozët e ‘Spurs’ të dielën dhe të lexoja disa nga mesazhet mbështetëse që kam pasur në javët e fundit. Do të qëndroj te Tottenham këtë verë dhe do të jem 100% i fokusuar në ndihmën e ekipit për të arritur sukses”, shkruan Kane. /abcnews.al
It was incredible to see the reception from the Spurs fans on Sunday and to read some of the messages of support I've had in the last few weeks. ?⚽
I will be staying at Tottenham this summer and will be 100% focused on helping the team achieve success. #COYS pic.twitter.com/uTN78tHlk1
— Harry Kane (@HKane) August 25, 2021