E pabesueshme, nga 1.66 mln kontrolle vetëm 21 makina ngelin në kolaudim, mediat greke ngrenë alarmin

schedule11:21 - 3 Nëntor, 2021

schedule 11:21 - 3 Nëntor, 2021

Mediat greke e kanë cilësuar si të pabesueshëm kontrollin teknik ose siç njihet ndryshe (KTEO) kolaudimi i makinave në shtetin fqinj.

Sipas një raportimi në këtë media thuhet se makinat në Greqi pavarësisht se janë të vjetruara, në mbi 1.66 milion kontrolle vetëm 21 makina kanë dalë me probleme  dhe me defekte që nuk mund të qarkullojnë në rrugë.

Asnjë taksi nuk është konstatuar me probleme në mbi 25 mijë kontrolle. Ndërkohë vetëm 6 autobusë janë ndaluar të qarkullojnë nga mbi 19 mijë kontrolle. Po ashtu janë ndaluar vetëm 8 furgonë nga 271 mijë kontrolle dhe vetëm 7 kamionë nga 97 mijë kontrolle.

Mediat greke ngrenë alarmin se të dhënat e mësipërme dëshmojnë se diçka nuk shkon me inspektimet në kontrollin fizik e Teknik të makinave,  KTEO pasi nuk mund të lëvizin çdo ditë mijëra kamionë dhe taksi që lëshojnë tym të zi të dendur apo mijëra makina të pa mirëmbajtura që tregojnë gjendjen e tyre me një shikim të lirë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!