Teksa pandemia e koronavirusit është kthyer në një rrezik serioz për sumë vende të botës, përfshirë edhe Shqipërinë, një lajm i mirë vjen nga vendi i origjinës së virusit.
Kina ka njoftuar sot vetëm 8 raste të reja të regjistruara me infeksion dhe 7 vdekje, për një total prej 3176 viktimash.
Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë gjithashtu raportoi se 6 vdekje i përkasin provincës së Hubei, epiqendra e virusit dhe një në atë të Shandong.
Numri i të shëruarve sot ishte 1.318 pacientë për një total prej 64,111, e barabartë me gati 80% të totalit të të sëmurëve. /abcnews.al