E pabesueshme, familje kineze mëson se nusja e djalit ishte vajza që kishin humbur vite më parë

schedule22:52 - 7 Prill, 2021

schedule 22:52 - 7 Prill, 2021

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një familje kineze, të cilët mësuan se nusja e djalit të tyre ishte vajza që ato kishin humbur vite më parë.

Mediat bëjnë me dije se ishte vetë nëna kineze e cila gjatë ceremonisë martesore të zhvilluar në Suzhoi provinca Jiangsu në Kinë, ku vërejti një nishan në dorë, që ishte shumë i ngjashëm me atë që kishte vajza e saj që kohë më parë kishte humbur.

Kur ia pa nishanin, iu afrua prindërve të saj dhe i pyeti nëse vajza e tyre është adoptuar para mbi 20 viteve. Familja e saj mbetën të habitur me pyetjen, pasi kjo gjë ishte mbajtur e fshehtë.

Prindërit adoptues e pranuan se nuk ishte vajza e tyre biologjike dhe se kur ishte foshnjë e kishin gjetur në rrugë, duke e birësuar e tashmë e cilësonin fëmijën e tyre biologjik.

Kjo histori shkoi keq pasi nusja zbuloi se nuk ishte dhe vajza e prindërve që ajo i konsideronte familje dhe se bashkëshorti ishte “vëllai” i saj.

Ndërkohë një gjë e tillë nuk e ndaloi që kinezja të hiqte dorë nga martesa e saj me të “vëllain”, që gjithashtu mësoi se ishte i birësuar pasi pas shumë vitesh kërkimesh nuk kishte arritur që të gjente të bijën.e.su./abcnews.al