“E njoha konsullin e Rumanisë te dritarja e Ambasadës në 2007”, sopranoja shqiptare: U bëra nuse me traditat rumune

schedule10:45 - 30 Maj, 2024

schedule 10:45 - 30 Maj, 2024

Krahas rrëfimit të karrierës, sopranoja Erjona Gjyzeli ka ndarë dhe detaje nga jeta e saj private. Ajo ka treguar në emisionin “Pas Mesnate” njohjen me bashkëshortin e saj, konsullin e Rumanisë te dritarja e ambasadës në vitin 2007.

Erjona ka zbuluar se u bë nuse rumune me të gjitha traditat vendase dhe fryt i dashurisë së tyre tani Daria, e cila dashuron violinën.

“Njohjen me bashkëshortin e kam pasur në dritaren e aplikimit për vizë në ambasadën rumune në vitin 2007. Aty ishte kontakti i parë me njëri-tjetrin. Ai ishte konsulli rumun në Tiranë, unë isha soliste në Teatrin e Operas, e cila shkoja dhe aplikoja për një vizë pune sepse duhet të luaja në operën e Bukureshtit, kontratën që kisha të firmosur me rolin në ‘Dasmën e Figeros’. Impakti i parë ka qene atje. Jemi takuar krejtësisht rrugëve të Tiranës. Kemi fituar një përshëndetje, një miqësi, por sa herë që takohesha me të, më dukesha sikur kisha vite që e njihja prej vitesh. Duke qene bashkëshort, ai e mban vath në vesh këtë lodhjen deri në momentin që unë pranova të krijoja një lidhje me të. Nuk e dija se si do të shkonte. Unë për herë të parë në opera e ftova në prillin e vitit 2009. Nuk i kisha thënë po, kalova dhe kisha për të ndarë ftesa.

Ai aktualisht ndodhet me mision diplomatik në Shkup, jemi shumë afër. Unë u bëra nuse rumune, jo shqiptare, kemi kërcyer dhe kënduar muzikën tonë, por ndoqa pak traditën e tyre, pasi më ngacmonte pak kjo gjë”, u shpreh Gjyzeli./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!