E njoftoi Abc News, ISHP konfirmon dy te vdekur tek Infektivi

schedule10:34 - 7 Korrik, 2020

schedule 10:34 - 7 Korrik, 2020

Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar dy të vdekur te spitali Infektiv të raportuar më herë mëngjesin e sotëm nga Abc News.

ISHP njofton se në 24 orët e fundit 2 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me Covid19. Një qytetare 45-vjeçare nga Berati dhe një 82 vjeçar nga Kruja, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, megjithë përpjekjet e mjekëve, nuk kanë mundur të mbijetojnë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

LEXO EDHE: 74 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, si është harta e shërndarjes

Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë konfirmuar 74 raste të reja me koronavirus. Situata e pandemisë në vend vijon të jetë e rënduar ku prej javësh numri i rasteve të reja viktimave është raportuar i lartë. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!