“E nisa rrugën e muzikës lirike, frymëzuar nga Vaçe Zela”, baritoni: Kur dëgjova për herë të parë “Valsin e lumturisë”…

schedule10:01 - 24 Prill, 2024

schedule 10:01 - 24 Prill, 2024

Baritoni Artur Vera ka rrëfyer në emisionin “Pas Mesnate” se si u bë pjesë e botës së muzikës. Ai ka treguar se fillimet i ka pasur në moshë shumë të vogël dhe frymëzim ka pasur divën e skenës shqiptare, Vaçe Zelën.

Baritoni tha se kur ka dëgjuar për herë të parë “Valsin e lumturisë”, kuptoi se donte të këndonte muzikë lirike.

“Në moshën 4-vjeçare jam futur në balet klasik, por kur vazhdonim me mësimet e baletit mua më pëlqente akustika e korridoreve dhe gjithmonë këndoja, por pa e kuptuar që kisha zë për të kënduar  dhe ashtu ngadalë deri në klasë të pestë kur zysha e muzikës e zbuloi dhe nisi gjithçka. Përpara këndoja por nuk e dija që kisha vlera, thjesht e kisha një mënyrë të shprehuri.

Unë e dëgjoja muzikën klasike me shumë vëmendje kur isha i vogël sa herë që transmetohej në televizor. Edhe e dyta, ka qene përballja me Vaçe Zelën si vokal, në internetin e lagjes kur shkova dëgjova “Valsin e lumturisë” dhe në refren thash ‘unë dua të këndoj kështu’. Unë nga ai moment dhe në vazhdim di gjithë repertorin e saj. Kam pasur një admirim shumë të madh për të”, u shpreh Arturi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!