Një takim i rastësishëm mes Britney Spears dhe Victor Webanyama në një kazino në Las Vegas të mërkurën, më 5 korrik përfundoi në një mënyrë episodike.
TMZ raportoi se roja personal i basketbollistit të San Antonio Spurs reagoi ashpër kur ylli i popit shkoi t’i kërkonte 19-vjeçarit francez që të bënin një foto së bashku.
Britney Spears Slapped in Face by NBA Star Victor Wembanyama Security https://t.co/BHNrzz3jHo
— TMZ (@TMZ) July 6, 2023
Ngjarja ndodhi kur Spears ishte në një restorant hoteli me bashkëshortin e saj, Sam Asghari, dhe dy miq të tjerë. Kur kanë vendosur të hyjnë në një kazino, këngëtarja është vënë re nga fansat e saj, të cilët më pas e kanë rrethuar. Por ajo, nga ana tjetër, vuri re Victor Webanyama dhe filloi të shkonte drejt tij për t’i thënë se ajo ishte fanse e tij dhe për të bërë një foto së bashku.
Kur ajo iu afrua dyshohet se një anëtar i ekipit të tij të sigurisë e goditi atë në fytyrë, duke e rrëzuar në tokë. Sipas të njëjtave informacione, nga rënia i kanë rënë syzet dhe ajo dukej e shqetësuar.
Britney Spears assaulted by security for trying to take picture with Victor Wembanyama pic.twitter.com/TqZmutu8IC
— SitchChick (@SitchChick) July 6, 2023
Pasi Spears u kthye në tryezën e saj, roja i sigurisë shkoi t’i kërkonte falje. Thuhet se ai i tha asaj: Ti e di se si është të jesh i pushtuar nga fansat.
Raportimet thonë se Spears ka shkuar në polici për të denoncuar dhunën, por asgjë nuk është konfirmuar nga ana e saj. /abcnews.al