E ngarkuar emocionalisht, Meghan Markle nderon në fshehtësi viktimat e masakrës në Teksas

schedule16:40 - 27 Maj, 2022

schedule 16:40 - 27 Maj, 2022

Meghan Markle ka bërë një dalje të papritur publikisht. Ajo e tronditur nga sulmi vrasës i maniakut Salvador Rolando Ramos, 18 vjeç, në shkollën fillore në Ovalde të Teksasit, vizitoi memorialin e improvizuar pranë vendit të masakrës së 19 fëmijëve dhe dy mësuesve, duke lënë një buqetë me trëndafila të bardhë.

Dukesha e Sussex-it, e cila tani jeton në Kaliforni me bashkëshortin e saj Princin Harry dhe dy fëmijët e tyre, Archie dhe Lilibet, ka bërë një vizitë në Teksas për të nderuar viktimat e pafajshme. Meghan dukshëm ishte e ngarkuar emocionalisht dhe siç tha ajo ka vizituar vendin e tragjedisë si nënë, e vetme, pa Princin Harry.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by HELLO! US (@hellomagus)

Meghan Markle ka nderuar viktimat dhe ka vendosur një buqetë me trëndafila të bardhë të ‘paqes’.

Ajo u ndal gjithashtu në një qendër komunitare Uvalde që po organizon një nismë për dhurimin e gjakut, ku vizitoi objektin dhe dhuroi ushqim, tha një vullnetar atje për DailyMail.com.

“Ajo nuk donte që askush ta dinte se kush ishte ajo”, tha burimi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!