Jurgen Klopp nuk nxitohet, edhe pse Liverpool e ka gjetur marrëveshjen me Bayern Munich për mesfushorin Thiago Alcantara. Edhe pse mediat në Angli i kërkojnë të japë një mendim për transferimin e spanjollit, ai devijon me mënyrën e tij.
“Nuk ka asgjë për të thënë, realisht. Nuk është zyrtare deri sa të dalë komunikata dhe unë nuk jam ai që e bën këtë. Duket shumë premtuese se do të ndodhë. I kam duart e lidhura. Mund të jetë e dobishme për tifozët që të ndjekin kanalet zyrtare të Liverpool sot.
Nëse vjen, atëherë mund të them se nuk do të ketë ndikim negativ, në kuptimin që dikush do të largohet nga ekipi. Askush nuk ka nevojë të ikë”, është shprehur trajneri gjerman i Liverpool.
Klopp: "If it happens then I can say it will have no impact on anyone's future in a negative way. It doesn't mean that someone needs to leave."
— James Pearce (@JamesPearceLFC) September 18, 2020
LAMTUMIRA E THIAGO – “Po, kam marrë vendimin më të rëndësishëm në karrierën time sportive. Do të mbyll një kapitull në një klub të mrekullueshëm, ku jam rritur si futbollist për shtatë vite. Triumfe, kënaqësi dhe momente të vështira.
Më së shumti jam krenar se erdha në Mynih si një djalë i ri me shumë ëndrra dhe tani iki i realizuar nga ky klub me histori. Këtu mësova të dua traditat dhe tani po them mirupafshim, por kurrë nuk do ta harroj: ‘Mia san Mia’.
Kam përjetuar momente fantastike, në këtë qytet, në këtë ekip, në ‘Allianz Arena’, me familjen bavareze. Vendimi im është krejtësisht i natyrës sportive, si futbollist dua sfida të reja për ta zhvilluar vetën më tej. Bavaria do të jetë gjithmonë shtëpia ime”, ishin fjalët e spanjollit. /abcnews.al
Für immer dankbar, @fcbayern ! Bayern wird immer ein Stück Heimat für mich sein. #MiaSanMia ❤️ pic.twitter.com/aFlWADLvFQ
— Thiago Alcantara (@Thiago6) September 18, 2020